Irani rifillon fluturimet ajrore në Afganistan

Irani rifilloi fluturimet komerciale drejt Afganistanit, që udhëhiqet nga talibanët.

1706521
Irani rifillon fluturimet ajrore në Afganistan

Irani rifilloi fluturimet komerciale drejt Afganistanit, që udhëhiqet nga talibanët.

Televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe "Al-Alam" njoftoi rifillimin e fluturimeve tregtare midis Iranit dhe Afganistanit.

Bëhet e ditur se avioni iranian, i cili u ul në Aeroportin e Kabulit në Afganistan, bëri fluturimin e parë komercial në këtë vend pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Avioni që i përkiste linjave ajrore Mahan Airlines të Iranit, i cili u ngrit nga qyteti i Mashhad, mbante 19 pasagjerë, përfshirë diplomatët iranianë të caktuar në këtë vend (Afganistan).

Talibanët, duke rrethuar kryeqytetin afgan Kabul, morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.

Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil iranian, Mohammad Hasan Zibahsh kishte njoftuar në 16 gusht se fluturimet nga Irani në Afganistan ishin pezulluar.



Lajme të ngjashme