Irak - Al-Qasimi thotë se regjimi i Saddam Hussein ka kontrabanduar jashtë vendit miliarda dollarë

Kryeministri irakian Mustafa Al-Qasimi tha se miliarda dollarë janë kontrabanduar jashtë vendit nën regjimin e udhëheqësit të rrëzuar Saddam Hussein.

1706488
Irak - Al-Qasimi thotë se regjimi i Saddam Hussein ka kontrabanduar jashtë vendit miliarda dollarë

Kryeministri irakian Mustafa Al-Qasimi tha se miliarda dollarë janë kontrabanduar jashtë vendit nën regjimin e udhëheqësit të rrëzuar Saddam Hussein.

Al-Qasimi foli në aktivitetin "Konferenca Ndërkombëtare për Kthimin e Mallrave të Vjedhura" në kryeqytetin Bagdad.

Qasimi tha se ka pasur korrupsion edhe gjatë luftës sektare në vend (2006-2008).

"Që nga dita e parë, qëllimi ynë kryesor është; lufta kundër korrupsionit. Për këtë qëllim, ne kemi krijuar një komitet të përbashkët me pushtetin gjyqësor dhe agjencinë e transparencës. Brenda një viti, ky komitet zbuloi një rast korrupsioni që nuk ishte zbuluar në 17 vjet. Korrupsioni dhe terrorizmi janë e njëjta gjë", tha ai.

"Miliarda dollarë u kontrabanduan jashtë vendit gjatë regjimit të vjetër (nën Sadam Huseinin). Nuk ka tërheqje dhe demoralizim në luftën kundër korrupsionit", tha ai.

Ministri irakian i Drejtësisë Salar Abdussettar vuri në dukje se konferenca kishte për qëllim ata që zhvatën pronën publike.

"Përpjekjet ndërkombëtare për kthimin e mallrave të vjedhura mbeten të dobëta. Mallrat e larguara nga vendi duhet të kthehen me mbështetje ndërkombëtare. Qeveria jonë këmbëngul në kthimin e të gjitha mallrave të kontrabanduara jashtë vendit", tha ai.

Duke folur në konferencë, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmet Abu Gayt ndau pikëpamjet e mëposhtme:

"Liga Arabe i kushton rëndësi luftës kundër korrupsionit. Konferenca e Kthimit të Mallrave të Vjedhura është një hap i rëndësishëm në luftën kundër kësaj dukurie. Luftimi i korrupsionit është një detyrë e vështirë dhe kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për të parandaluar korrupsionin."



Lajme të ngjashme