SHBA-ja ka pezulluar edhe për një javë fluturimet drejt Amerikës për refugjatët afganë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes John Kirby njoftoi se ata kanë zgjatur pezullimin e fluturimeve që marrin refugjatët afganë për 7 ditë të tjera për shkak të epidemisë të fruthit.

1706128

Kirby, në konferencën e tij të përditshme për shtyp tha: "Me kërkesë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara në Operacionin “Mirë se Vini Aleatët” do të pezullohen për 7 ditë të tjera, duke filluar nga sot, për shkak të zbulimit të fruthit në mesin e disa afganëve të sjellë kohët e fundit në vend."

Kirby vuri në dukje se katër afganë të tjerë që u dërguan në SHBA javën e kaluar janë diagnostikuar me fruth.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se, me rekomandimin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, evakuuesit nga Afganistani kishin ndaluar përkohësisht fluturimet në Shtetet e Bashkuara për shkak të epidemisë së fruthit.

Lajme të ngjashme