Ushtarët izraelitë arrestuan 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë raporton se 14 palestinezë janë arrestuar të hënën në mëngjes nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

1705807
Ushtarët izraelitë arrestuan 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Sipas deklaratës me shkrim të Shoqatës në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit forcat izraelite kryen bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Me akuza të ndryshme u arrestuan 14 palestinezë, përfshi edhe vëllain dhe kushëririn e Ayhem Fuad Kemamxhi, i cili u arratis nga burgu Gilboa më 6 shtator.

Forcat izraelite të sigurisë shpesh kryejnë bastisje në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar dhe i arrestojnë palestinezët me pretekste e akuza të ndryshme.

Pas arrestimeve, që në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor janë kthyer në një diçka të zakonshme, një pjesë e palestinezëve të arrestuar, ku ka edhe gra e fëmijë, mbahen për ditë të tëra në qendrat e paraburgimit.



Lajme të ngjashme