Forcat izraelite plagosin një palestinez me pretekst për “sulm me thikë”

Forcat izraelite kanë plagosur një palestinez për tentativë të një sulmi me thikë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

1705799
Forcat izraelite plagosin një palestinez me pretekst për “sulm me thikë”

Forcat izraelite kanë plagosur një palestinez për tentativë të një sulmi me thikë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Burimet lokale njoftuan se një palestinez i paidentifikuar u qëllua nga forcat izraelite në kryqëzimin Gush Etzion në jug të qytetit Betlehem.

Forcat izraelite gjithashtu parandaluan ekipet mjekësore palestineze që t'i përgjigjen personit të plagosur, thanë burimet.

“Palestinezi i plagosur u dërgua më vonë nga ekipet mjekësore izraelite në një spital izraelit”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë me shkrim se një person që tentoi të kryente sulm me thikë ishte neutralizuar dhe se asnjë nga pjesëtarët e forcave izraelite nuk u lëndua.

Mediat izraelite raportuan se palestinezi në fjalë u plagos në dorë dhe u dërgua në spitalin Sharee Zedek në Jerusalemin Perëndimor.

Ndërkohë që forcat izraelite vazhdojnë me shkelje të të drejtave të palestinezëve me pretekst për "sulm me thikë" ose "shtypje me makinë", organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për kryerjen e vrasjeve arbitrare kundër palestinezëve.



Lajme të ngjashme