Avionët luftarakë izraelitë nisin sulme ajrore në Rripin e Gazës

Avionët izraelitë sulmuan qytetet Rafah, Khan Yunis dhe Beit Lahia në jug të Gazës.

1705665
Avionët luftarakë izraelitë nisin sulme ajrore në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në tre zona të ndara në Rripin e Gazës të bllokuar, thanë burimet lokale të hënën herët.

Siç raportohet, Izraeli sulmoi qytetet Rafah, Khan Yunis dhe Beit Lahia që ndodhen në jug të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka bërë ende një deklaratë lidhur me sulmet ajrore.

Gjithashtu nuk ka raportime për viktima apo të plagosur.

Të Dielën, Izraeli njoftoi se tre raketa të lëshuara nga Gaza në 48 orët e fundit u shkatërruan nga sistemi i tij i mbrojtjes ajrore i quajtur “Kupola e hekurt”.



Lajme të ngjashme