Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pika të ndryshme në pjesën qendrore të Gazës.

1705609
Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Nuk ka raportime për viktima në këtë sulm.

Edhe ushtria izraelite nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me sulmet.

Kurse në deklaratën e lëshuar mbrëmë nga ushtria izraelite, thuhet se një raketë e dytë e lëshuar nga Gaza në 24 orët e fundit ishte asgjësuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore "Kupola e hekurt".

Kreu i Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës, Mohammed al-Imadi njoftoi më 6 shtator se ishte arritur një marrëveshje për të rivendosur qetësinë në Rripin e Gazës pas demonstratave nën emrin "Trazira e natës".

Njëkohësisht me sulmet e tij në Gazë në maj, Izraeli gjithashtu kishte bllokuar hyrjen e furnizimeve thelbësore humanitare. Kjo situatë e krijuar në pikat kufitare nuk u përmirësua pavarësisht armëpushimit.

Të rinjtë palestinezë, të cilët e quajnë veten "Njësia e trazirave të natës", kanë një javë që djegin goma makinash dhe hedhin në orët e vona bomba fugase në brezin kufitar në rajone të ndryshme për të protestuar kundër bllokadës dhe për të shqetësuar vendbanimet hebraike dhe ushtarët izraelitë.



Lajme të ngjashme