Izraeli ndërhyn ndaj demonstratave paqësore të palestinezëve

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në ndërhyrjen e Izraelit ndaj palestinezëve që protestonin kundër bllokadës së Gazës.

1699560
Izraeli ndërhyn ndaj demonstratave paqësore të palestinezëve

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën në ndërhyrjen e Izraelit ndaj palestinezëve që protestonin kundër bllokadës së Gazës.

Palestinezët që reaguan ndaj bllokadës izraelite po demonstrojnë në zonën kufitare prej ditësh. Sidoqoftë, forcat izraelite përsëri iu përgjigjën dhunshëm ndaj demonstratave paqësore.

18 palestinezë u plagosën në një ndërhyrje të dhunshme ushtarake izraelite duke përdorur municion luftarakë dhe gaz lotsjellës.

Edhe në qytetin Haifa të Izraelit, qytetarët izraelitë palestinezë protestuan jashtë burgut dhe kërkuan lirimin e të burgosurve palestinezë.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.850 të burgosur palestinezë, 41 prej tyre gra.

Një takim i nivelit të lartë midis palëve palestineze dhe izraelite u zhvillua gjithashtu në mes të tensioneve të rritura në Gaza.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas diskutoi marrëdhëniet izraelito-palestineze me ministrin izraelit të Mbrojtjes Benny Gantz. Gjatë takimit të mbajtur në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, u diskutuan të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Izraeli ka kufizuar ndjeshëm hyrjen e mallrave në Gaza që nga sulmet në maj. Kjo e ka përkeqësuar situatën ekonomike në këtë vend.

Që nga viti 2006 e këtej Izraeli mbanë të bllokuar nga toka, deti dhe ajri Rripin e Gazës, i cili ka një popullsi prej rreth 2.1 milion.

 


Lajme të ngjashme