Rusia do të vazhdojë të armatosë aleatët e saj në Azinë Qendrore

Rusia është e shqetësuar se paqëndrueshmëria në Afganistan mund të përhapet në Azinë Qendrore. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha se ata do të vazhdojnë të armatosin aleatët e tyre në rajon.

1699160

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha se kontaktet e tij me vendet e Azisë Qendrore mbi Afganistanin po bëhen më të shpeshta. Ai sinjalizoi se ata do të ndërmarrin më shumë hapa ushtarakisht.

Shoigu tha se ushtritë e Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Kirgizisë, të cilët janë anëtarë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, do të vazhdojnë të mbështesin programin e modernizimit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Uzbekistanin, i cili nuk është pjesë e aleancës ushtarake, gjithashtu do të shtohet.

Rusia kreu tre stërvitje ushtarake në gusht dhe po planifikon një stërvitje të re ushtarake me anëtarët e saj në javën e parë të shtatorit.

Lajme të ngjashme