Izraeli përgatitet për operacion të ri kundër Gazës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Aviv Kochavi tha se Tel-Avivi po i zgjeron planet për një operacion të mundshëm ushtarak në Gaza dhe një sulm kundër Iranit.

1697531
Izraeli përgatitet për operacion të ri kundër Gazës

"Ndoshta ne po përgatitemi për një operacion të ri në Gaza në një të ardhme të afërt dhe nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë shkeljen e sovranitetit të Izraelit, pavarësisht se kush qëndron pas kësaj",- u tha gjenerali Kochavi gazetarëve të luftës.

Ushtria ka përshpejtuar përgatitjet edhe për një alternativë ushtarake kundër Iranit, në rast se nuk do të gjendet ndonjë alternativë tjetër për të ndaluar programin bërthamor të Teheranit,- theksoi ministri izraelit, ndërsa shtoi se për këtë qëllim është caktuar edhe një fond nga buxheti i mbrojtjes.

Kurse në lidhje me planet e tij kundër aktiviteteve detare të Iranit në rajon, Kochavi tha se ushtria izraelite po punon sistematikisht dhe në mënyra të ndryshme për të zvogëluar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme.

 


Lajme të ngjashme