OKB-ja paralajmëroi për një krizë humanitare në Afganistan

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në Afganistan, ku 14 milionë njerëz përballen me uri të rëndë pasi talibanët pushtuan vendin.

1693760
OKB-ja paralajmëroi për një krizë humanitare në Afganistan

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në Afganistan, ku 14 milionë njerëz përballen me uri të rëndë pasi talibanët pushtuan vendin.

Në një videokonferencë për gazetarët nga kryeqyteti Kabul, Mary Ellen McGroarty, drejtoreshë e Programit Botëror të Ushqimit të OKB -së (WFP) në Afganistan, vuri në dukje se konflikti, thatësira e dytë e rëndë në 3 vjet dhe ndikimet sociale dhe ekonomike të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) e ka çuar vendin në "fatkeqësi".

“Më shumë se 40 për qind e të lashtave janë shkatërruar dhe bagëtia është dëmtuar nga thatësira”, tha McGroarty, duke shtuar se qindra mijëra njerëz janë zhvendosur nga përparimi i talibanëve në vend.

McGroarty vuri në dukje se dimri po afrohet shpejt, ndërsa theksoi se gara për t’u qasur në ushqim po merr vrull.

Programi Botëror i Ushqimit arriti të qaset tek 4 milionë njerëz në maj, tha McGroarty, ndërsa shtoi se planifikojnë të arrijnë në 9 milionë në muajt e ardhshëm.

Ajo u bëri thirrje donatorëve të mbledhin 200 milionë dollarë të nevojshëm për të siguruar ushqim në vend, në mënyrë që ata në nevojë të qasen para fillimit të dimrit dhe mbylljes së rrugëve.

Ndërkohë, Caroline Van Buren, Përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Afganistan, tha se midis 20.000 dhe 30.000 njerëz largohen nga Afganistani me rrugë çdo javë, shumica e të cilëve kalojnë në Iran.

Van Buren tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz janë zhvendosur në vend këtë vit, duke shtuar se ata kanë marrë raporte për abuzime të të drejtave të njeriut ndaj grave.

Talibanët, të cilët rrethuan të dielën kryeqytetin Kabul, pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, morën kontrollin edhe mbi këtë qytet pa luftime.

 


Lajme të ngjashme