Rusi – Sergey Shoygu: Talebani kontrollon kufirin e Afganistanit me Uzbekistanin dhe Taxhikistanin

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, deklaroi të martën se Talebani ka marrë kontrollin e kufirit të Afganistanit me Uzbekistanin dhe Taxhikistanin.

1689350
Rusi – Sergey Shoygu: Talebani kontrollon kufirin e Afganistanit me Uzbekistanin dhe Taxhikistanin

Sergey Shoygu bëri deklarata në lidhje me situatën në Afganistan në një forum të mbajtur në Solnechnogorsk, distrikt i kryeqytetit Moskë.

Ai vuri në pah se militantët e Talebanit po përparojnë në Afganistan.

“Kufiri i Afganistanit me Uzbekistanin dhe Taxhikistanin kaloi nën kontrollin e Talibanit, i cili mori kontrollin e provincës Kunduz, një qendër shumë e madhe dhe serioze”, shtoi ministri Shoygu.

Duke tërhequr vëmendjen mbi kërcënime të tilla si depërtimi në Rusi i trafikantëve të drogës dhe terroristëve në Afganistan përmes Taxhikistanit, Kirgizisë dhe Uzbekistanit, shefi i mbrojtjes ruse theksoi se vendet e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duhet të jenë të përgatitura kundër situatës në fjalë.

“Edhe pse udhëheqësit e Talebanit thonë se ata nuk do të bëjnë asnjë përpjekje shkatërruese për të sulmuar rajonet duke kapërcyer kufirin, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që forcat ushtarake të Taxhikistanit dhe Uzbekistanit të jenë në gatishmëri kundër provokimeve të mundshme. Sigurisht që edhe ne po bëjmë më të mirë tonë për këtë”, shtoi Sergey Shoygu.

Pasi risolli në vëmendje se Rusia ka bazat e saj në Taxhikistan e Kirgizi dhe se trupat ruse, taxhike dhe uzbeke po kryejnë stërvitje të përbashkëta pranë kufirit me Afganistanin, Sergey Shoygu paralajmëroi se ata do të organizojnë vazhdimisht stërvitje të këtilla.



Lajme të ngjashme