Tunizi – Ennahda bën thirrje për t'i kthyer vendimet e Presidentit Saied në mundësi për reformë

Lëvizja Ennahda në Tunizi bëri thirrje për “të transformuar në një mundësi për reformë” vendimet e dekretuara nga Presidenti Kais Saied më 25 korrik.

1686160
Tunizi – Ennahda bën thirrje për t'i kthyer vendimet e Presidentit Saied në mundësi për reformë

“Ne duhet t'i kthejmë vendimet e marra më 25 korrik në një mundësi për reformë dhe këto praktika duhet të jenë një prej fazave të demokratizimit”, thuhet në deklaratën me shkrim të bërë nga llogaria zyrtare e Këshillit Konsultativ të Lëvizjes Ennahda në rrjetin social “Facebook”

Protesta masive u mbajtën në Tunizi më 25 korrik kundër qeverisë e partive opozitare dhe selitë e disa forcave politike, sidomos ajo e Lëvizjes Ennahda, u sulmuan gjatë demonstratave të dhunshme.

Në vijim, Presidenti Kais Saied shkarkoi qeverinë e Kryeministrit Hichem Mechichi, ngriu të gjitha kompetencat e Parlamentit, pezulloi imunitetin e deputetëve dhe njoftoi se do të merrte pushtetin ekzekutiv me ndihmën e një kryeministri të emëruar prej tij.

Pas këtyre vendimeve, ushtarët nuk lejuan që Kryeparlamentari e njëherësh udhëheqësi i Lëvizjes Ennahda, Rached Ghannouchi, si dhe deputetët që e shoqëronin, të hynin në Parlament.

Duke theksuar se ky hap nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe ishte një “grusht shteti”, Rached Ghannouchi i bëri thirrje popullit tunizian për një përpjekje paqësore kundër vendimeve të Presidentit Saied.

Kriza më serioze në vend që nga Revolucioni Jasemin i vitit 2011, në të vërtetë ishte diçka e paralajmëruar. Qytetet tuniziane ishin skenë protestash që nga janari i këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit, përkeqësimit të shërbimeve publike, papunësisë dhe akuzave për korrupsion. Gjithashtu që nga janari ka pasur një mosmarrëveshje intensive ndërmjet Presidentit Saied dhe Kryeministrit Mechichi. Saiedi nuk miratonte emërimin e 11 ministrave, përfshi këtu edhe ministrin e Punëve të Brendshme.



Lajme të ngjashme