ShBA: Nuk i kemi orientuar afganët drejt Turqisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) raportuan se "nuk i kanë orientuar refugjatët afganë tek ndonjë vend i posaçëm, përfshirë Turqinë".

1685852
ShBA: Nuk i kemi orientuar afganët drejt Turqisë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, në konferencën e përditshme për shtyp, i pyetur në lidhje me reagimin e Turqisë ndaj zgjerimit të programit të vendit të tij për refugjatët afganë dhe deklaratës për vendet e treta tha:

"Dua të theksoj se nuk është politikë e qeverisë amerikane të orientojë ose inkurajojë drejt rajoneve të caktuara të sigurta individët që kërkojnë mbrojtje. Ne nuk kemi orientuar askënd në ndonjë vend specifik, përfshirë Turqinë. Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar nga deklaratat në lidhje me mundësinë e udhëtimit të afganëve në Turqi".

Zëdhënësi Ned Price theksoi gjithashtu se i janë mirënjohës Turqisë, e cila ka pritur më shumë se 4 milionë refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Irani dhe vende të tjera.

 


Lajme të ngjashme