Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk e mbështet rikthimin e “Emiratit Islam” në Afganistan

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi të martën se nuk e mbështet rikthimin e “Emiratit Islam” në Afganistan.

1685441
Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk e mbështet rikthimin e “Emiratit Islam” në Afganistan

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan ashpër sulmin në zyrat e misionit të Kombeve të Bashkuara në qytetin Herat të Afganistanit, me pasojë vdekjen e disa forcave afgane të sigurisë.

Duke vënë në dukje se është thellësisht i shqetësuar për rritjen e dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Afganistan, Këshilli i Sigurimit dënoi gjithashtu të gjitha aktet terroriste dhe sulmet e qëllimshme ndaj civilëve, personelit dhe zyrave të OKB-së duke theksuar se sulme të tilla “mund të përbëjnë krime lufte”.

Ai u bëri thirrje qeverisë afgane dhe Talebanit që “të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit humanitar ndërkombëtar në të gjitha rrethanat”.

“Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit pranuan se një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një procesi paqësor gjithëpërfshirës dhe përqafues të udhëhequr nga Afganistani, në pronësi të afganëve”, theksohet në deklaratë dhe shtohet se vetëm një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe realiste mund t'i japë fund konfliktit në Afganistan.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kujtuan rezolutën 2513 (e vitit 2020), riafirmuan se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin dhe deklaruan se nuk mbështesin rikthimin e Emiratit Islam”, nënvizohet po ashtu në këtë deklaratë, një referim i qartë për Talebanin.



Lajme të ngjashme