Japonia goditet nga një tërmet 6 ballë

Japonia verilindore është goditur sot në mëngjes nga një tërmet nënujor me madhësi 6 ballë sipas shkallës Rihter.

1685253
Japonia goditet nga një tërmet 6 ballë

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA) tërmeti është regjistruar në orën 05.33 me orën lokale pranë brigjeve të rajonit Ibaraki në verilindje të Japonisë, në thellësinë 40 km në Oqeanin Paqësor.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet përreth, përfshi edhe kryeqytetin e vendit, Tokio.

Agjencia JMA nuk ka aktivizuar ndonjë paralajmërim për cunami pas tërmetit me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter.



Lajme të ngjashme