Çeki – Aksident hekurudhor me pasojë të paktën 2 vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën të mërkurën nga përplasja e një treni të shpejtësisë së lartë, i nisur nga qyteti Mynih i Gjermanisë, me një tren periferik në Çeki.

1685482
Çeki – Aksident hekurudhor me pasojë të paktën 2 vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Helikopterë dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.

Autoritetet çeke bënë me dije se 4 të plagosur rëndë në aksidentin që ndodhi shumë pranë qytezës Domazlice, në perëndim të Çekisë, u dërguan me helikopterë në spitalet më të afërta, 7 të tjerë duhet t'u nënshtrohen operacioneve kirurgjike, ndërsa 31 persona shpëtuan me plagë të lehta.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Transportit të Çekisë, Karel Havlicek, tha se treni “Ex 351” i linjës Mynih-Pragë nuk zbatoi sinjalin “Ndal” (Stop) dhe ky gabim njerëzor shkaktoi përplasjen me trenin periferik të pasagjerëve.



Lajme të ngjashme