Biden i bën thirrje Guvernatorit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo të japë dorëheqjen

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje të martën guvernatorit të Nju-Jorkut Andrew Cuomo të japë dorëheqjen pasi sipas një raporti të prokurorisë publikuar të martën ai ka ngacmuar seksualisht gra të shumta në kundërshtim me ligjin amerikan.

1685223
Biden i bën thirrje Guvernatorit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo të japë dorëheqjen

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje të martën guvernatorit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo të japë dorëheqjen pasi sipas një raporti të prokurorisë publikuar të martën ai ka ngacmuar seksualisht gra të shumta në kundërshtim me ligjin amerikan dhe shtetëror.

“Mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen. Unë e kuptoj që legjislatura e shtetit mund të vendosë për fajësimin. Unë nuk e di atë në fakt",-tha Biden për guvernatorin në përgjigje të një pyetjeje nga një reporter në Shtëpinë e Bardhë.

Biden tha se nuk e kishte lexuar tërësinë e raportit shterues, por tha "gjithçka që di është rezultati përfundimtar".

Presidenti është demokrati i fundit i profilit të lartë që ka bërë thirrje për dorëheqjen e Cuomo. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e bëri këtë më parë gjatë ditës, ashtu si edhe udhëheqësit e shumicës së Senatit, Chuck Schumer dhe senatorja Kirsten Gillibrand.

"Asnjë zyrtar i zgjedhur nuk është mbi ligjin. Qytetarët e Nju-Jorkut meritojnë një udhëheqje më të mirë në zyrën e guvernatorit. Ne vazhdojmë të besojmë se Guvernatori duhet të japë dorëheqjen",- thanë Schumer dhe Gillibrand në një deklaratë të përbashkët.

Një hetim i pavarur tha në një raport prej 165 faqesh të lëshuar më herët të martën se Cuomo ka ngacmuar seksualisht shumë gra nga 2013 deri në 2020.

Rezultati erdhi pesë muaj pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju-Jorkut, Letitia James ngarkoi një komision të pavarur të udhëhequr nga dy avokatë të jashtëm për të hetuar pretendimet e përhapura nga ish-punonjësit e shtetit të Nju-Jorkut. Akuzat përfshinin puthje, përqafime dhe përplasje të padëshiruara, si dhe komente të papërshtatshme.

Hetimi përcaktoi se Cuomo dhe zyrtarët e lartë u hakmorën ndaj të paktën një ish-punonjëseje për paraqitjen e pretendimeve të saj, sipas një deklarate nga zyra e James.

Guvernatori Cuomo i ka hedhur poshtë ashpër gjetjet e raportit, duke pretenduar se "faktet janë shumë të ndryshme nga ato që janë portretizuar".

"Dua ta dini drejtpërdrejt nga unë se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale," tha në një deklaratë të regjistruar më parë zoti Cuomo, një demokrat që ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011. "Unë jam 63 vjeç. Tërë jetën time të rritur e kam jetuar në sytë e publikut. Nuk jam ndryshe. Dhe nuk kam qenë ndonjëherë si më përshkruajnë".



Lajme të ngjashme