NATO dënon sulmin ndaj anijes izraelite

NATO dënoi sulmin ndaj një anijeje të kompanisë izraelite “Mercer Street” në Oqeanin Indian dhe i bëri thirrje Teheranit të respektojë detyrimet ndërkombëtare.

1685031
NATO dënon sulmin ndaj anijes izraelite

NATO bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e kryer më 29 korrik në Oqeanin Indian ndaj një anijeje të kompanisë izraelite “Mercer Street”, që ishte duke shkuar nga Tanzania për në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

"Aleanca e Atlantikut të Veriut bashkohet me aleatët dhe dënon ashpër sulmin vdekjeprurës ndaj anijes me emrin “M/T Mercer Street” në brigjet e Omanit. Ne u shprehim ngushëllimet tona Rumanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për viktimat që kanë pësuar",- u tha në deklaratën e bllokut politiko-ushtarak.

Liria e lundrimit është jetike për të gjithë aleatët e NATO -s, solli në kujtesë Aleanca përmes deklaratës, të cilën e vazhdon kështu:

"Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe Rumania kanë arritur në përfundimin se Irani ka më shumë gjasa të jetë përgjegjës për këtë incident. Aleatët mbeten të shqetësuar për veprimet destabilizuese të Iranit në rajon dhe i bëjnë thirrje Teheranit të respektojë detyrimet e tij ndërkombëtare”.

Përveç Anglisë dhe Rumanisë, të cilat humbën nga një qytetar të tyre në këtë sulm, edhe ShBA-ja me Izraelin kanë arritur në konkluzionin se autori i ngjarjes është Irani.



Lajme të ngjashme