Libia dhe Iraku shprehin solidarizimin e tyre me Turqinë

Autoritetet e larta libiane dhe irakiane dërgojnë mesazhe ngushëllimi Turqisë.

1684844
Libia dhe Iraku shprehin solidarizimin e tyre me Turqinë

Kryetari i Këshillit Suprem të Libisë, Halid Al-Mishri bëri të ditur se solidarizohen me Turqinë, e cila lufton kundër zjarreve në pyje.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e këshillit Mishri i dërgoi një mesazh Kryeparlamentarit turk Mustafa Sentop në shenjë solidariteti.

“Jemi duke ndjekur me shqetësim lajmet për zjarre në disa pyje në Turqi. Duam të theksojmë se solidarizohemi me ju në luftën kundër kësaj fatkeqësie”, shkruan Mishri në mesazhin e tij.

“Allahu e ruajt Turqinë nga çdo e keqe”, bëri të ditur Mishri, ndërsa kërkoi mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në zjarre dhe të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.

Edhe zëvendëskryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve të Irakut, Beshir Halil Al-Haddad i telefonoi Kryeparlamentarit Sentop të cilit i shprehu ngushëllime dhe uroi të shkuara.

 


Lajme të ngjashme