Gjykata izraelite shtyn vendimin mbi apelin e familjeve palestineze në lagjen Sheik Jarrah

Një gjykatë izraelite ka shtyrë edhe një herë vendimin e saj mbi apelin e katër familjeve palestineze, të cilat po përballen me kërcënimin e dëbimit me forcë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheik jarrah të Jerusalemit Lindor të pushtuar.

1684943

Gjykata Supreme e Izraelit në Jerusalemin Perëndimor shqyrtoi dje apelimin kundër vendimit për të dëbuar me forcë katër familje palestineze nga shtëpitë e tyre.

Përfaqësuesit e disa vendeve të Bashkimit Evropian shkuan në Gjykatën Supreme për të mbështetur familjet palestineze para seancës, e cila u ndoq nga disa gazetarë.

Aktivistët palestinezë dhe izraelitë gjithashtu protestuan jashtë Gjykatës para seancës në mbështetje të familjeve që përballen me kërcënimin e dëbimit.

Në seancë, Gjykata Supreme e Izraelit u ofroi familjeve palestineze "statusin e qiramarrësit kujdestar" në shtëpitë e tyre, ku ata kanë jetuar për shumë vite.

Gjykata u ofroi familjeve palestineze pagesat e qirasë për një shoqatë hebraike të kolonëve të quajtur Nahalat Shimon për të shmangur dëbimin nga shtëpitë e tyre.

Familjet palestineze e refuzuan ofertën, që nënkuptonte pranimin se toka, ku shtëpitë në të cilat ata jetuan për shumë vite, ishte "në pronësi të kolonëve hebrenj".

Sami Irshad, një avokat i familjeve palestineze, u tha gazetarëve se Gjykata Supreme nuk kishte marrë asnjë vendim.

"Gjykata ka thënë se do të marrë një vendim, por duket se do të ketë një seancë tjetër për të shqyrtuar çështjen", tha ai.

Lajme të ngjashme