Armenia shkel përsëri armëpushimin, hap zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në Nahçivan

Njësitë e ushtrisë armene hapën zjarr të hënën herët mbi pozicionet azerbajxhanase në Republikën Autonome të Nahçivanit.

1684014
Armenia shkel përsëri armëpushimin, hap zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në Nahçivan

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, “më 2 gusht, rreth orës 03:27 minuta (me kohën lokale), njësitë e forcave të armatosura armene nga pozicionet pranë fshatit Arazdeyen të rajonit Vedi, hapën zjarr duke përdorur armë të vogla mbi pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit në drejtim të vendbanimit Heydarabad të rajonit Sadarak, në Republikën Autonome të Nahçivanit”.

Ministria theksoi se ushtria e Azerbajxhanit nuk pësoi asnjë humbje dhe se pala kundërshtare u shtyp nga zjarri hakmarrës.

“Aktualisht situata në këtë drejtim është e qëndrueshme, njësitë tona kontrollojnë gjendjen operative”, sqaroi ajo.

Forcat armene e shkelën armëpushimin edhe më datë 1 gusht duke hapur zjarr në të njëjtin drejtim.



Lajme të ngjashme