Vendet mike solidarizohen me Turqinë për zjarret në pyje

Mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit vazhdojnë të vijnë nga jashtë për zjarret në pyje në pjesë të ndryshme të Turqisë.

1683446
Vendet mike solidarizohen me Turqinë për zjarret në pyje

Mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit vazhdojnë të vijnë nga jashtë për zjarret në pyje në pjesë të ndryshme të Turqisë.

Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibasvili tha në një deklaratë se "Janë duke ndjekur nga afër lajmet për zjarret në shkallë të gjerë të pyjeve në rajonet jugore të Turqisë, mikut dhe partnerit strategjik."

Garibasvili shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta Turqisë për ata që humbën jetën në zjarr.

Ai gjithashtu u solidarizua me qeverinë dhe popullin turk dhe theksoi gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Turqinë në çdo mënyrë të mundshme.

Ndërkaq zyra për informim e Kryeministrit të Hungarisë tha në një deklaratë se Zëvendëskryeministri Zsolt Semjen i dërgoi një mesazh qeverisë turke në emër të qeverisë hungareze duke shprehur ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën nga zjarret dhe qeverisë turke.

Ndërsa Azerbajxhani, i cili më parë kishte dërguar 100 zjarrfikës dhe 1 avion amfib në Turqi për të mbështetur luftën kundër zjarreve në pyje, dërgoi dje 53 mjete zjarrfikëse dhe 220 personel në Turqi nga toka. Azerbajxhani gjithashtu do të dërgojë edhe një helikopter.

 


Lajme të ngjashme