Policia izraelite ndërhyn ndaj protestuesve në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor të pushtuar

Policia izraelite ndërhyn ndaj protestave në mbështetje të familjeve palestineze që përballen me kërcënimin e dëbimit në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor të pushtuar.

1683491
Policia izraelite ndërhyn ndaj protestuesve në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor të pushtuar
israil seyh cerrah mudahale.jpg
israil seyh cerrah mudahale1.jpg

Policia izraelite ndërhyn ndaj protestave në mbështetje të familjeve palestineze që përballen me kërcënimin e dëbimit në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor të pushtuar.

Demonstruesit brohoritën parulla kundër dëbimit dhe politikave të pushtimit të Izraelit.

Policia izraelite spërkati ujë mbi ta nga një mjet reagimi ndaj incidenteve shoqërore për të shpërndarë protestuesit.

Për gati tre muaj, forcat izraelite kanë bllokuar demonstratat e mbështetjes për banorët të cilët janë në rrezik të dëbohen nga shtëpitë e tyre.

Frika dhe shqetësimet e 27 familjeve palestineze që kanë qenë në rrezik të zhvendosen prej vitesh në lagjen Sheik Jarrah kanë marrë një dimension të ri nën presionin e autoriteteve izraelite.

Në vitin 2019, me kërkesë të kolonëve hebrenj, Gjykata e Magjistraturës në Jerusalem urdhëroi që 12 familje palestineze që jetojnë në lagjen në fjalë të lirojnë shtëpitë e tyre në favor të kolonëve.

Sipas vendimit, 4 prej këtyre familjeve u kërkua të largohen nga shtëpitë e tyre në janar 2021.

Pasi familjet apeluan kundër vendimit në fjalë, u vendos që të fillonte sërish procesi i gjykimit, por Gjykata Qendrore e Izraelit hodhi poshtë ankesën e katër familjeve në mes të shkurtit.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Qendrore e Izraelit urdhëroi shtatë familje të evakuojnë shtëpitë e tyre për kolonët hebrenj.

Më 4 mars Gjykata hodhi poshtë apelimet kundër vendimit të familjeve palestineze që jetojnë në lagje. Më 2 maj, Gjykata Supreme i dha afat katër familjeve deri më 6 maj për të "negociuar" me kolonët hebrenj.

Në seancë dëgjimore në Gjykatën Supreme të Izraelit të mbajtur më 9 maj nuk u arriti në një vendim përfundimtar.

 


Lajme të ngjashme