Iran – Rouhani pranon se nuk i ka publikuar disa fakte gjatë presidencës së tij

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se nuk i ka bërë publike "disa fakte", duke thënë se kjo do të dëmtonte unitetin kombëtar.

1683571
Iran – Rouhani pranon se nuk i ka publikuar disa fakte gjatë presidencës së tij

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka thënë se nuk i ka bërë publike "disa fakte", duke thënë se kjo do të dëmtonte unitetin kombëtar.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Rouhani i bëri një vlerësim presidencës së tij tetëvjeçare në një fjalim pas mbledhjes së fundit të qeverisë së 12-të.

"Takimi i sotëm ishte takimi i fundit i kabinetit qeveritar të mandatit të 12-të. Në këtë kontekst, është fjalimi i fundit që kam bërë. Deklaratat tona publike gjatë viteve nuk kanë qenë të pavërteta. Ne kemi shpjeguar të vërtetën. Por, unë nuk zbulova disa fakte sepse mendoja se do të dëmtonin unitetin kombëtar", tha ai.

Duke theksuar se kushtet ekonomike ishin premtuese sepse ata bashkëpunuan me botën gjatë mandatit të parë të presidencës (2013-2017), Rouhani tha se kjo ndryshoi kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe se ata e gjetën veten në një luftë ekonomike me ri-zbatimin e sanksioneve.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së tij, Rouhani tha se disa elementë brenda vendit kanë parandaluar heqjen e sanksioneve.

"Nëse do të kishte më shumë kohezion kombëtar dhe nuk do të kishte distanca mes tyre, situata e vendit do të ishte më mirë nëse organet e tjera shtetërore në bashkëpunim do të mbështesnin qeverinë", bëri të ditur Rouhani.

Presidenti në ikje i kërkoi falje publikut për gabimet e tij dhe falënderoi anëtarët e kabinetit.

Ibrahim Reisi, politikani konservator që fitoi zgjedhjet presidenciale të qershorit, pritet të marrë postin nga Rouhani në një ceremoni më 3 gusht.



Lajme të ngjashme