Francë - Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyruar

Në Francë qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për disa profesione dhe për aplikimin e licencës shëndetësore COVID-19.

1683581
Francë - Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyruar

Francë qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për disa profesione dhe për aplikimin e licencës shëndetësore COVID-19.

Qindra mijëra njerëz në 250 pika të vendit, veçanërisht në kryeqytetin Paris, mbushën sheshet për të shtunën e tretë radhazi për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për të luftuar COVID-19.

Jelekët e Verdhë u mblodhën rreth stacionit të metrosë Viliers dhe marshuan drejt Sheshit Bastille gjatë demonstratave të mbajtura në 4 pika në Paris, ku të paktën 3.000 forca të sigurisë u vendosën për demonstratat.

Midis protestuesve dhe policisë shpërtheu një përplasje, të cilët po ecnin me parulla si "diktatori në burg", "liri", "Macron jep dorëheqjen".

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të ndërhyrë ndaj demonstruesit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është kritikuar për ligjin për luftën kundër COVID-19, i cili vuri në fuqi politikën e detyrueshme të vaksinimit dhe aplikimin për licencë shëndetësore për disa grupe profesionale.

Ligji i miratuar nga parlamenti më 26 korrik obligon vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e spitaleve, shtëpive të pleqve dhe zjarrfikësit. Ligji kërkon aplikimin për licencë COVID-19, e cila kërkon dokumentimin e vaksinës COVID-19 në hyrje të ngjarjeve dhe vendeve të caktuara, gjithashtu për të marrë pjesë në koncerte si dhe ngjarje me pjesëmarrje të gjerë ose në kafene, restorante, parqe dëfrimi, në transport publik dhe në hapësira të brendshme me një kapacitet prej më shumë se 50 persona.

Projektligji i diskutueshëm u përshkrua si një "diktaturë shëndetësore" dhe protestat u mbajtën në të gjithë Francën në dy javët e fundit, me pjesëmarrjen e më shumë se 160.000 njerëzve. (AA)



Lajme të ngjashme