Peru – Një tërmet me fuqi 6,1 ballë godet veriun e vendit, njoftohen dhjetëra të plagosur

Të paktën 43 persona janë plagosur të premten si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,1 ballë që goditi Perunë, një prej vendeve të Amerikës së Jugut.

1683163
Peru – Një tërmet me fuqi 6,1 ballë godet veriun e vendit, njoftohen dhjetëra të plagosur

Qendra Sizmologjike Kombëtare e Institutit Peruan të Gjeofizikës (IGP) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 36 km në një thellësi të detit dhe 12 km në perëndim të qytetit Sullana, në veri të vendit.

Autoritetet raportuan se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit, por të paktën 43 persona u plagosën dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas të dhënave fillestare.

Peruja, një nga vendet me aktivitetin sizmik më të madh në botë, është nga pjesët më aktive të asaj që njihet si Unaza e Zjarrtë e Paqësorit.

Më 15 gusht 2007, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë u mori jetën 595 njerëzve në Peru.



Lajme të ngjashme