Francë – Këshilli Kushtetues miraton ligjin e diskutueshëm të antiterrorizmit dhe inteligjencës

Këshilli Kushtetues i Francës miratoi të premten atë që njihet si “ligji i antiterrorizmit dhe inteligjencës”.

1683204
Francë – Këshilli Kushtetues miraton ligjin e diskutueshëm të antiterrorizmit dhe inteligjencës

Ende pa u miratuar, ligji i diskutueshëm ngjalli shqetësime të forta se do të rrisë praktikat diskriminuese kundër myslimanëve.

Kështu, masat në kuadër të Ligjit për Sigurinë e Brendshme dhe Forcimin e Luftës Antiterrorizëm, i cili hyri në fuqi në tetor 2017 pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas sulmeve terroriste të vitit 2015 në Francë, morën formë të përhershme.

Ligji i antiterrorizmit dhe inteligjencës, që u miratua nga Parlamenti francez më datë 22 korrik, i jep mbylljes së vendeve të adhurimit, e cila ishte një masë e përkohshme për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të mëparshme, një fuqi permanente nën emrin e luftës kundër terrorizmit.

Një tjetër dispozitë që e bën të diskutueshëm këtë ligj, është ajo që mundëson vendosjen e kufizimeve ndaj personave të dyshimtë ende të paakuzuar.

Kurse dispozitat e ligjit në fjalë rreth inteligjencës mbulojnë analizën e paautorizuar të të dhënave të kërkimit në internet.

Shumë analistë shprehen të shqetësuar se kjo situatë mund shkaktojë etiketime në grupe të ndryshme të shoqërisë franceze.



Lajme të ngjashme