Volkan Bozkir për vizitë në Kuvajt, e fundit si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

President i Asamblesë 75. të Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir, do të realizojë një vizitë në Kuvajt mes datave 31 korrik-2 gusht.

1682737
Volkan Bozkir për vizitë në Kuvajt, e fundit si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Volkan Bozkir do të pritet nga Sheiku Nawaf al-Ahmed al-Jaber al-Sabah, emir i Kuvajtit, si dhe do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të këtij vendi, ku vlen të përmendet sidomos Sheiku Mishal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, trashëgimtar i fronit kuvajtian.

Gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Bozkir do të përqendrohet në rolin e rëndësishëm të Kuvajtit në diplomacinë shumëpalëshe, përpjekjet humanitare, parandalimin e konflikteve dhe çështjet rajonale.



Lajme të ngjashme