Raund i ri i dialogut ruso-amerikan mbi stabilitetin strategjik u mbajt në Gjenevë

Delegacionet nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të diskutuar mosmarrëveshjet midis dy vendeve, veçanërisht kontrollin e armëve bërthamore.

1682179
Raund i ri i dialogut ruso-amerikan mbi stabilitetin strategjik u mbajt në Gjenevë
rusya-abd bayrak.jpg
Wendy Sherman-Sergei Ryabkov.jpg

Delegacionet nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të diskutuar mosmarrëveshjet midis dy vendeve, veçanërisht kontrollin e armëve bërthamore.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse, një raund i ri i dialogut ruso-amerikan mbi stabilitetin strategjik u mbajt si vazhdim i marrëveshjeve të arritura nga të dy vendet.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov dhe Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman kryesuan delegacionet, duke u përqendruar në qasjet e të dy vendeve për stabilitetin strategjik, kontrollin e armëve dhe masat për zbutjen e rreziqeve.

Ryabkov u tha gazetarëve pas mbledhjes se takimi ishte konstruktiv dhe se janë të kënaqur.

Duke vënë në dukje se ekziston një krizë midis dy vendeve në fushën e kontrollit të armëve, Ryabkov tha: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për dialog konstruktiv. Kjo është një pikë shumë pozitive. Një delegacion që përfaqëson të gjitha institucionet e Shteteve të Bashkuara mori pjesë në takim. Ne kemi arritur në përfundimin se kemi dallime mendimesh për çështje të rëndësishme. Gjithashtu kemi gjetur çështjet për të cilat nuk dakordohemi dhe duam t'i përmirësojmë ato."

Ryabkov deklaroi se ata po bashkëveprojnë me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë kibernetike dhe shprehu dëshirën e tyre për të vazhduar dialogun në këtë fushë.

Duke vënë në dukje se Britania, Franca dhe Kina nuk janë gati të marrin pjesë në bisedimet mbi stabilitetin strategjik midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Ryabkov tha: "Megjithatë, është një përparësi për ne të marrim parasysh çështjet potenciale bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në bisedimet e mëvonshme."

Raundi i ri i takimeve me Shtetet e Bashkuara do të mbahet në shtator, tha Ryabkov, duke shtuar se ata do të përgatiten për këtë takim dhe do të vazhdojnë të punojnë.

 


Lajme të ngjashme