Bagdad – Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane

Mësohet se është kryer një sulm me raketë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad të Irakut.

1682078
Bagdad – Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane

Mësohet se është kryer një sulm me raketë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad të Irakut.

Mediat irakiane njoftuan se sulmi është kryer me dy raketa të cilat ranë pranë Ambasadës Amerikane në Zonën e Gjelbër në Bagdad.

Nuk pati raportime për viktima në sulm, i cili shkaktoi dëme në automjetet përreth.

Nga qeveria Irakiane nuk u bë asnjë deklaratë në lidhje me sulmin.

Kohët e fundit ka pasur sulme të shpeshta ndaj objektivave amerikanë në Irak. Pretendohet se prapa sulmeve në fjalë ndodhen grupet e milicisë shiite të afërta me Iranin.

 


Lajme të ngjashme