Ushtria armene sulmon pozicionet e ushtrisë azerbejxhanase

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se dy ushtarë u plagosën kur trupat armene hapën zjarr në pozicionet azerbajxhanase në kufirin midis dy vendeve në drejtim të Kelbecerit.

1681563

Ministria tha në një deklaratë se pozicionet në provincën Kelbecer u sulmuan nga pozicionet armene në provincën Basargeçer me armë zjarri dhe mortaja nga ora 00.50 me kohën lokale.

Dy ushtarë azerbajxhanas u plagosën nga zjarri i ushtrisë armene, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Ushtria e Azerbajxhanit gjithashtu u përgjigj me zjarr, duke shtuar se Armenia është fajtore për përshkallëzimin e tensioneve përgjatë kufirit të saj.

Lajme të ngjashme