Kryeparlementarët e tri vendeve miratojnë Deklaratën e Bakusë

Kryeparlamentarët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Pakistanit miratuan Deklaratën e Bakusë.

1681553
Kryeparlementarët e tri vendeve miratojnë Deklaratën e Bakusë

Kryeparlamentarët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Pakistanit miratuan Deklaratën e Bakusë.

Takimi i Parë Trilateral i Kryetarëve të Parlamentit të Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Turqisë, i pritur nga Sahiba Gafarova, presidente e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, u mbajt në kryeqytetin Baku me pjesëmarrjen e Mustafa Sentop, kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe Asad Kaiser, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit.

Pasi deklarata u miratua në takimin ekzekutiv, Sentop, Kaiser dhe Gafarova mbajtën nga një fjalim në Parlamentin e Azerbajxhanit.

Kryeparlamentari turk Sentop deklaroi se ata i përcaktuan marrëdhëniet e rrënjosura thellë midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Pakistanit si emërues të "miqësisë dhe vëllazërisë" dhe tha se si presidentët parlamentarë të të tre vendeve, ata ishin të ngazëllyer për të nisur një iniciativë të re në Baku.

Sentop bëri të ditur se shpreson që kjo iniciativë, e cila do të forcohet me përpjekje të përbashkëta, do të sjellë në jetë projekte konkrete që do të pasurojnë më tej bashkëpunimin ndërparlamentar.

Duke deklaruar se thirrja e Azerbajxhanit bërë Armenisë për të nënshkruar një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse si një shtet fitimtar është një "hapje dinjitoze", Şentop tha: "Ne besojmë se përgjigjja e Armenisë ndaj thirrjes me qëllime të mira dhe mirëkuptim konstruktiv do të ishte lëvizja e duhur. Pavarësisht humbjes së luftës, Pashinian u rizgjodh pas zgjedhjeve të 20 qershorit dhe shpresojmë se ai do të përshpejtojë zbatimin e dokumenteve që ai nënshkroi. Nëse e ndërmerr sinqerisht këtë hap, do të doja të ritheksoja se si Turqi, ne do të përgjigjemi me të njëjtin mirëkuptim.”

Ndërkaq Kaiser, president i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, uroi popullin e Azerbajxhanit për fitoren e arritur në 44 ditë (të luftës së Karabakut) dhe shprehu kënaqësinë e popullit pakistanez.

Duke falënderuar Turqinë dhe Azerbajxhanin për qëndrimin e tyre në anën e Pakistanit, Kaiser tha se ata gjithashtu dëshironin të shihnin të implementuar propozimet e paraqitura me Deklaratën e Baku.

Gafarova, presidentja e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, nënvizoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Pakistanit në bazë të besimit dhe vëllazërisë kolektive kanë vazhduar për shumë vite, ndërsa tha: "Mbështetja që morëm nga Pakistani dhe Turqia në luftën tonë për drejtësi (në Karabak) do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona përgjithmonë."

Duke deklaruar se marrëdhëniet e ngushta midis parlamenteve do të shërbejnë për të përmirësuar marrëdhëniet midis popujve, Gafarova theksoi se takimi trepalësh i kryetarëve të parlamenteve është gjithashtu i rëndësishëm për promovimin e interesave të përbashkëta në platformat ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme