Tunizi – Kryetari i Parlamentit Rached Ghannouchi thotë se Parlamenti është në krye të detyrës

Rached Ghannouchi, kryetar i Parlamentit dhe udhëheqësi i Lëvizjes Nahda, i cili nuk u pranua në Parlament pas grushtshtetit nga Presidenti tunizian Kais Saied, përsëriti deklaratën e tij se "Parlamenti është në krye të detyrës".

1680455
Tunizi – Kryetari i Parlamentit Rached Ghannouchi thotë se Parlamenti është në krye të detyrës

Rached Ghannouchi, kryetar i Parlamentit dhe udhëheqësi i Lëvizjes Nahda, i cili nuk u pranua në Parlament pas grushtshtetit nga Presidenti tunizian Kais Saied, përsëriti deklaratën e tij se "Parlamenti është në krye të detyrës".

Në një deklaratë me shkrim të bërë në llogarinë e Parlamentit në mediat sociale, Ghannouchi tha se ngrirja e punës së Parlamentit është një thirrje antikushtetuese, e paligjshme dhe e paqëndrueshme.

"Parlamenti në Republikën e Tunizisë është përgjegjës dhe do të përfundojë punën e tij", tha Ghannouchi.

Raportet e mediave lokale thanë se Ghannouchi do të mbanë një mbledhje të asamblesë nëpërmjet internetit nga automjeti i tij përpara ndërtesës së Parlamentit ku ai po priste.

Koalicioni i Nderit i Tunizisë tha në një deklaratë me shkrim se Parlamenti do të mblidhet nëpërmjet internetit dhe do të lëshonte një deklaratë duke dënuar grushtshtetin.

Gjatë protestave që u mbajtën dje në Tunizi kundër qeverisë dhe partive opozitare, ku morën pjesë qindra njerëz, u kryen sulmet ndaj selive të partive, veçanërisht ndaj selisë së Lëvizjes Nahda.

Presidenti tunizian Kais Saied njoftoi se ka ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit për 30 ditë, ka pezulloi imunitetin e deputetëve, ka shkarkuar Kryeministrin aktual Hichem Mechichi dhe do të marrë drejtimin e ekzekutivit me një Kryeministër të caktuar nga ana e tij.

Pas grushtshtetit kundër qeverisë, ushtarët nuk lejuan hyrjen e Kryetarit të Parlamentit tunizian dhe udhëheqësit të Lëvizjes Nahda Rached Ghannouchi dhe zëvendësit e tij në Parlament.

Ghannouchi nxiti njerëzit të luftojnë në mënyrë paqësore mbi vendimet e Presidentit Saied, duke theksuar se masat e vendosura nuk kanë bazë ligjore dhe paraqesin një grushtshtet.

 


Lajme të ngjashme