Presidenti i Tunizisë vë dorë në udhëheqjen e vendit, pezullohet Parlamenti

Presidenti tunizian, Kais Saied, njoftoi se kishte ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit "për 30 ditë" duke pezulluar edhe imunitetin e deputetëve.

1680114
Presidenti i Tunizisë vë dorë në udhëheqjen e vendit, pezullohet Parlamenti

Presidenti tunizian, Kais Saied, njoftoi se kishte ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit "për 30 ditë" duke pezulluar edhe imunitetin e deputetëve.

Kais Saied tha se ai e ka shkarkuar nga detyra Kryeministrin Hichem Mechichi, dhe do të marrë detyrën e ekzekutivit me një Kryeministër të caktuar prej tij dhe se ai gjithashtu ka marrë postin e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar raste korrupsioni.

Në një video të lëshuar nga Presidenca pas një takimi të ndjekur nga komanda ushtarake dhe zyrtarët e sigurisë, Saied tha se "Tunizia duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të shpëtuar vendin përballë plaçkitjes, zjarrit dhe situatës aktuale", duke sugjeruar që disa grupe po marrin para për të filluar një luftë civile në zona të caktuara.

Saied tha se ai i mori këto vendime, të cilat duhet të kishin marrë disa muaj më parë, pas konsultimeve me Kryetarin e Parlamentit Rached Ghannouchi dhe Kryeministrin Hichem Mechichi.

Duke njoftuar se ai ka ngrirë të gjitha kompetencat e Parlamentit për 30 ditë, ka pezulluar imunitetin e deputetëve, ka shkarkuar Kryeministrin aktual Hichem Mechichi dhe do të marrë përsipër ekzekutivin me një Kryeministër të caktuar prej tij, Saied tha se do të lëshohet një qarkore dhe këto vendimet do të hynin në fuqi menjëherë.

Të gjithë aeroportet dhe pikat kufitare në vend janë mbyllur.

Ka gjithashtu raporte që ushtria ka filluar arrestimin e disa politikanëve.

Kryetari i Parlamentit dhe drejtuesi i Lëvizjes En-Nahda, Ghannouchi këto zhvillime i cilësoi si një "grushtshtet".

"Tunizia nuk do të jetë një Egjipt i ri dhe Saied nuk do të jetë një (Abdel Fattah) El-Sisi i ri, i cili mori pushtetin me një grushtshtet në Egjipt", tha Ghannouchi, duke shtuar se "Parlamenti dhe qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike janë ende në detyrë".

Ghannouchi nxiti njerëzit të "luftonin paqësisht për të rivendosur demokracinë".

Tunizianët dolën në rrugë menjëherë pas deklaratave të Presidentit Saied dhe filluan të festonin.

Në muajt e fundit, ka pasur protesta masive kundër qeverisë dhe partive të opozitës në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytetin Tuniz, dhe janë sulmuar edhe selitë e partive, veçanërisht e Lëvizjes En-Nahda.



Lajme të ngjashme