Francë – Kallëzim penal kundër ministrit Darmanin nga imami i Xhamisë së Gennevilliers

Imami Mahdi Bouzid, i shkarkuar për predikimin e tij në Xhaminë e Gennevilliers në provincën franceze Hauts-de-Seine, paraqiti një ankesë kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, i cili urdhëroi shkarkimin e tij.

1680290
Francë – Kallëzim penal kundër ministrit Darmanin nga imami i Xhamisë së Gennevilliers

I akuzuar për deklarata në kundërshtim me barazinë gjinore gjatë predikimit të tij në Xhaminë e Gennevilliers më 4 qershor, pretendime të mohuara kategorikisht prej tij, imami Bouzid bëri një kallëzim penal kundër ministrit Darmanin për “abuzim të pushtetit me pasojë shkarkimin e tij për motive të pabazuara”.

Mahdi Bouzid deklaroi në predikimin e tij se Islami kërkon që gratë myslimane të vishen mirë, por i njëjti rregull zbatohet edhe për burrat.

Në direktivën që i pati dërguar Prefekturës së Hauts-de-Seine më 13 qershor në lidhje me predikimin në fjalë, Darmanin kishte urdhëruar që “administratës së xhamisë t'i kërkonte të shkarkimin e imamit”.

Imami i Xhamisë së Gennevilliers u shkarkua pas takimit të Prefekturës së Hauts-de-Seine javën e kaluar.



Lajme të ngjashme