Itali – Protesta në shumë qytete kundër detyrimit të “Pasaportës së Gjelbër”

Shumë qytete të Italisë protestuan vendimin e qeverisë për të imponuar “Pasaportën e Gjelbër”, dokument që kushtëzon lirinë dhe veçanërisht hyrjen në aktivitetet sociale në shkallë vendi me vaksinimin antiCOVID, testimin negativ apo shërimin nga sëmundja.

1679732
Itali – Protesta në shumë qytete kundër detyrimit të “Pasaportës së Gjelbër”

Mijëra persona të mbledhur në sheshin e famshëm “Popolo”, ndër më të frekuentuarit në kryeqytetin Romë të Italisë, brohoritën vazhdimisht fjalët “Liri, Liri” e “Jo Pasaportës së Gjelbër”, si dhe ngritën pankarta me mbishkrimet “Jo Diktaturës” e “Rroftë Kushtetuta”.

Më pas, demonstruesit i zhvendosën protestat e tyre përpara objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit të Italisë (RAI) me pretendimin se ata janë në shënjestër të censurës së medias.

Gjatë marshimit, protestuesit ndezën pishtarë dhe hodhën slogane kundër gazetarëve e Kryeministrit Mario Draghi.

Nga ana tjetër, Komisari i Jashtëzakonshëm për Implementimin dhe Koordinimin e Masave Shëndetësore për të Parandaluar dhe Luftuar Emergjencën Epidemiologjike COVID-19, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo, bëri me dije gjatë një konference për shtyp se është regjistruar një rritje mbi 200% në kërkesën për t'u vaksinuar, pas deklaratës së Kryeministrit Draghi.

Duke njoftuar detajet e dokumentit të quajtur “Pasaporta e Gjelbër” më 22 korrik, Mario Dragi qe shprehur me këto fjalë: “Ekonomia italiane po ecën mirë, po rimëkëmbet. Italia po shënon një rritje më të shpejtë sesa vendet e tjera evropiane, por varianti «Delta» është një kërcënim serioz. «Pasaporta e Gjelbër» nuk është një aplikacion arbitrar, por një kusht për të mbajtur hapur aktivitetet ekonomike. Është një masë që sjell qetësi, një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar.”

Përveç bareve dhe restoranteve, ky dokument do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema, teatro, salla lojërash, ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca.



Lajme të ngjashme