Francë – Protesta në 174 pika të ndryshme të vendit kundër imponimit të vaksinës antiCOVID

Mijëra njerëz në Francë protestuan bërjen e detyrueshme të vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) për disa profesione.

1679813
Francë – Protesta në 174 pika të ndryshme të vendit kundër imponimit të vaksinës antiCOVID
Fransa, kovid-19 aşı karşıtı protesto 02.jpg
Fransa, kovid-19 aşı karşıtı protesto 03.jpg

Sipas autoriteteve zyrtare, të paktën 164 mijë njerëz morën pjesë në protestat e mbajtura në 174 pika të ndryshme, kryesisht në kryeqytetin Paris të Francës.

Mijëra njerëz brohoritën “Macron, ne s'e duam kartën tënde” dhe “Macron jep dorëheqjen” në demonstratën që filloi në sheshin e famshëm “Bastille”, ku morën pjesë jelekëverdhët, ndërsa protesta u mbajtën në gjithsej 3 zona të Parisit.

Duke ndërhyrë hera-herës kundër demonstruesve, policia dhe xhandarmëria përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion duke mos evituar dot përplasjet sporadike midis palëve.

Policia ndërhyri me ujë me presion gjithashtu në vendin ku qëndronin gazetarët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Gerard Darmanin, njoftoi se 9 persona u arrestuan gjatë demonstratave në kryeqytetin e vendit.

Projektligji “mbi luftën kundër pandemisë së COVID-19”, i cili u miratua në Asamblenë Kombëtare dhe po diskutohet ende në Senat, i bën vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit, ndërsa imponon aplikacionin e kartës shëndetësore të COVID-19 për të hyrë në kafene, restorante, mjete të transportit publik, në të gjitha ambientet e mbyllura me kapacitet mbi 50 persona dhe në parqet e argëtimit.

Me këtë aplikacion kërkohet dokumentimi i vaksinimit antiCOVID, shfaqjen e një rezultati negativ të testit PCR në 48 orët e fundit ose vërtetimin se personi ka qenë i sëmurë dhe është shëruar në 6 muajt e fundit, në hyrje të ngjarjeve dhe vendeve të caktuara.



Lajme të ngjashme