Belgjika sërish nën ligjin e të reshurave, përmbytje në qytetet Namur dhe Dinant

Pas fatkeqësisë së përmbytjeve në Belgjikë 10 ditë më parë, qytete juglindore si Namuri dhe Dinanti u goditën sërish nga vërshimet.

1679778
Belgjika sërish nën ligjin e të reshurave, përmbytje në qytetet Namur dhe Dinant
belcika sel1.jpg

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së shtunë, gjatë orëve të mbrëmjes u përmbytën disa rrugë të qytetit Namur, përfshi këtu shumë shtëpi dhe bodrume.

Në pamjet e shpërndara nga banorët e rajonit në mediat sociale, shihet se si disa automjete tërhiqeshin zvarrë nga ujërat në Dinant.

Përveç bllokimit të disa rrugëve, një numër i madh banesash u evakuuan për shkak të shembjes së një muri mbështetës.

Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me dëmet dhe viktimat e mundshme të shkaktuara nga vërshimit.

Vlen të kujtojmë se 37 persona humbën jetën nga përmbytjet që ndodhën në lindje të Belgjikës javën e kaluar, kur dhjetëra shtëpi u shembën dhe një numër i madh objektesh dolën jashtë përdorimit.



Lajme të ngjashme