Rusia dhe SHBA do të diskutojnë stabilitetin strategjik

Delegacionet e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të diskutojnë për stabilitetin strategjik më 28 korrik.

1679395
Rusia dhe SHBA do të diskutojnë stabilitetin strategjik

Delegacionet e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të diskutojnë për stabilitetin strategjik më 28 korrik.

Presidenti Vladimir Putin u takua me Presidentin e SHBA Joe BidenGjenevë të Zvicrës më 16 qershor, tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë me shkrim.

“Si vazhdim i marrëveshjeve të arritura gjatë këtij takimi, pjesë e dialogut midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një raund i ri i bisedimeve mbi stabilitetin strategjik do të mbahet në Gjenevë më 28 korrik”, thuhet në deklaratë.

Delegacioni rus do të drejtohet nga zëvendësministri i Jashtëm Sergey Ryabkov dhe delegacioni i SHBA-së do të drejtohet nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman. Takimi do të përqendrohet në çështjet në lidhje me ruajtjen e stabilitetit strategjik, forcimin dhe kontrollin e armëve.



Lajme të ngjashme