Ndërroi jetë djali palestinez i qëlluar nga forcat izraelite

Ndërroi jetë djali palestinez, i cili u qëllua në stomak me një plumb luftarak dhe u plagos rëndë, kur ushtarët izraelitë ndërhynë në protesta kundër vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor.

1679446

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë me shkrim njoftoi se ka ndërruar jetë Mohammed Munir Et-Temimi, 17-vjeç, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë gjatë demonstratave në qytetin Nebi Saleh në Bregun Perëndimor në Ramallah.

Basim Et-Temimi, një aktivist nga Komiteti Palestinez i Rezistencës Popullore Civile, tha dje se palestinezët që protestonin për vendbanimet e paligjshme hebraike po demonstronin në hyrje të qytetit Nebi Saleh.

Temimi tha se një djalë palestinez u qëllua në stomak me një plumb të vërtetë gjatë një demonstrate në të cilën ushtarët izraelitë ndërhynë me municion luftarak.

Trupat izraelite bllokuan rrugën midis Ramallah dhe qytetit Nebi Saleh, tha Temimi, duke shtuar se fëmija i plagosur rëndë duhej të dërgohej në një spital në qytetin Selfi.

Lajme të ngjashme