Irak – Sulm me dron ndaj bazës së koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it

Një sulm me dron u krye dje në mëngjes ndaj një baze të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që ndodhet pranë qytetit Harir në Erbil të Irakut.

1679461

Zëdhënësi i koalicionit, koloneli Wayne Marotto bëri të ditur se një dron sulmoi një bazë të forcave të koalicionit që ndodhet në rajonin e Qeverisë Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG) në orën 1:23 të mëngjesit me kohën lokale.

Zëdhënësi Marotto tha se në sulmin që ndodhi afër qytetit Harir në Erbil nuk kishte dëme materiale ose viktima.

Tërheq vëmendjen që sulmi u krye gjatë "Dialogut të 4-të Strategjik" midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irakut, i cili do të përqendrohej në tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Lajme të ngjashme