Sulmet e regjimit të Esadit në Idlib vazhduan edhe gjatë Kurban Bajramit

Shkeljet e armëpushimit nga regjimi i Beshar Esadit dhe mbështetësit e tij në zonën e çtensionimit në Idlib të Sirisë vazhduan edhe gjatë Kurban Bajramit.

1679232

Gjatë festës, armëpushimi u shkel 47 herë.

Në sulme 13 civilë humbën jetën ndërsa 19 të tjerë u plagosën. Mes të vdekurve në fshatin Iblin, ku sulmet u intensifikuan kishte 3 fëmijë të vdekur.

Në sulmet e kryera nga regjimi dhe mbështetësit e tij që nga fillimi i vitit 2021, një total prej 98 civilësh u vranë dhe 245 civilë u plagosën.

Nga sulmet u dëmtuan rëndë 16 infrastrukturë dhe komplekse uji, 2 xhami, 3 shkolla, 2 institucione shëndetësore, 5 stacione benzine dhe 4 kampe.

Pas marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë në 5 mars 2020, armëpushimi në Idlib hyri përsëri në fuqi. Megjithatë, kohët e fundit regjimi i Esadit ka shkelur gjithnjë e më shumë armëpushimin.

Mijëra civilë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij.

Lajme të ngjashme