Palestinezët në burgjet izraelite fillojnë me grevë urie

Mësohet se pesë palestinezë në burgjet izraelite kanë filluar me grevë urie për të protestuar kundër "ndalimit administrativ" të tyre.

1679012
Palestinezët në burgjet izraelite fillojnë me grevë urie

Mësohet se pesë palestinezë në burgjet izraelite kanë filluar me grevë urie për të protestuar kundër "ndalimit administrativ" të tyre.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha në një deklaratë me shkrim se pesë palestinezë të tjerë në burgjet izraelite, të cilët refuzuan të pranonin vendimin e "ndalimit administrativ" kundër tyre, e filluan një grevë urie.

Në deklaratë thuhet se palestinezët që filluan grevën ishin Alauddin Khalid Ali nga Ramallahu dhe Ahmed Abdurrahman Abu Sel, Mohammed Khalid Abu Sel, Hisam Teysir Rabi dhe Fadi al-Amur i Al Khalil nga qyteti Al-Khalil.

“Tre nga katër palestinezët që kishin filluar më parë një grevë urie gjithashtu kërkonin dhënien fund "ndalimit administrativ" të tyre, ndërsa njëri në mesin e tyre e përfundoi grevën për shkak të shëndetit të dobët”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se numri i të burgosurve palestinezë në grevë urie në burgjet izraelite është rritur në 13.

Sipas burimeve palestineze, ka rreth 4.500 palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 365 "të burgosur administrativë".

 


Lajme të ngjashme