Liban, farmacitë mbyllen për shkak të mungesës së barnave

Shumica e farmacive në Liban kanë vendosur që duke fillua që sot në mëngjes të "mbyllen në mënyrë të detyruar", pasi ilaçet kanë mbaruar plotësisht.

1679135
Liban, farmacitë mbyllen për shkak të mungesës së barnave

Shumica e farmacive në Liban kanë vendosur që duke fillua që sot në mëngjes të "mbyllen në mënyrë të detyruar", pasi ilaçet kanë mbaruar plotësisht.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e Pronarëve të Farmacive, u bë e ditur se farmacitë kanë vendosur të mbyllen që nga ky mëngjes për shkak të mungesës së barnave.

"Pronarët e farmacive kanë bërë çmos për të furnizuar me ilaçe pacientët që nga fillimi i krizës, por shumica e farmacive kanë arritur fazën e ezaurimit. Në përgjigje të kësaj situate të trishtuar, ne vendosëm të mbyllemi derisa Ministria e Shëndetësisë të bëjë një marrëveshje me Unionin e Importuesve për të shpërndarë ilaçe në barnatore”, shkruhet në deklaratë.

Në Liban, që është në krizë ekonomike, farmacitë, të cilat nuk mund të merrnin sasi të mjaftueshme të ilaçeve nga kompanitë e shpërndarjes, pak kohë më parë hynë në grevë.

Sindikata e Importuesve dhe Depove Farmaceutike paralajmëroi më 4 korrik se rezervat e barnave mund të mbarojnë si pasojë e pezullimit të importeve për më shumë se një muaj për shkak të problemit të likuiditetit të këmbimit valutor.

Ekonomia e Libanit, e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.


Fjalët Kyçe: #barnatore , #në farmaci , #Liban

Lajme të ngjashme