Asambleja Kombëtare e Francës miraton projektligjin e diskutueshëm kundër terrorizmit

Pas miratimit në Asamblenë Kombëtare në Francë hynë në fuqi projektligj i ri kundër terrorizmit dhe inteligjencës.

1679036
Asambleja Kombëtare e Francës miraton projektligjin e diskutueshëm kundër terrorizmit

Pas miratimit në Asamblenë Kombëtare në Francë hynë në fuqi projektligj i ri kundër terrorizmit dhe inteligjencës.

Projektligji, i cili do të bënte të përhershme masat e përkohshme në Aktin e Fuqizimit të Sigurisë Kombëtare dhe Luftës Kundër Terrorizmit (SILT), i cili hyri në fuqi në tetor 2017 pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas sulmeve terroriste 2015 në Francë, u miratua me 108 vota pro dhe 20 kundër në leximin përfundimtar të Asamblesë Kombëtare.

Projektligji, të cilin Senati riparaqiti në leximin e tij të parë, u miratua nga Asambleja Kombëtare pa marrë parasysh ndryshimet e bëra nga Senati.

Ndërkohë, rreth 60 senatorë të majtë e çuan ligjin në Këshillin Kushtetues, duke thënë se ai nuk është në përputhje me kushtetutën.

Ligji përfshin kontrolle shtëpish, krijimin e një zone sigurie, mbylljen e vendeve të adhurimit dhe përgjithësimin e masave kufizuese ndaj njerëzve që nuk janë akuzuar, por dyshohen, zbatime këto të cilat formojnë bazën e ligjit në fjalë por që ishin në fuqi përkohsisht për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky ligj rrit kontrollin administrativ dhe periudhën e ndjekjes në 2 vjet të atyre që lirohen pas dënimit me të paktën 3 vjet burg që normalisht është 5 vjet dënim me burg në rast të krimeve të përsëritura në lidhje me terrorizmin.



Lajme të ngjashme