Siri - ShBA trajnoi 400 terroristë të tjerë të YPG/PKK

Koalicioni Ndërkombëtar i Drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër terroristëve të DAESH-it vazhdon të mbështesë hapur njësitë YPG (krahu sirian i PKK-së) që veprojnë në Siri.

1678855
Siri - ShBA trajnoi 400 terroristë të tjerë të YPG/PKK

Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar, të krijuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër DAESH-it dhe që janë prezentë në rajonet e Sirisë të pushtuara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, vazhdojnë të stërvitin me armë pjesëtarët e organizatës terroriste (YPG).

Sipas informacionit të siguruar nga burimet lokale në Siri, instruktorët ushtarakë perëndimorë kanë organizuar një kurs tjetër trajnimi tre-mujor për 400 luftëtarë YPG/PKK.

Stërvitja me armë u zhvillua në një bazë ushtarake në zonën malore Abdulaziz në provincën Haseke, në verilindje të Sirisë.

Terroristët stërviten në terren lidhur me përdorimin e armëve të kalibrit të lehtë, meset dhe të rëndë, si dhe për metodat e bastisjes në vendbanime dhe depërtimit në prapavijat e armikut.

Instruktorët ushtarakë francezë, të cilët në Siri veprojnë nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizojnë shpeshherë trajnime për terroristët e YPG/PKK-së si bëhet qitja me artileri.



Lajme të ngjashme