Presidenti turkoqipriot: Çelësi i zgjidhjes në Qipro është ‘sovraniteti i barabartë’

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar theksoi "barazinë e sovranitetit në Qipro" gjatë takimit që pati me diplomatët nga Mbretëria e Bashkuar.

1678844
Presidenti turkoqipriot: Çelësi i zgjidhjes në Qipro është ‘sovraniteti i barabartë’

Ersin Tatar priti në takim Ambasadorin Ajay Sharma, Koordinator i Procesit të Zgjidhjes së Qipros nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar (MB) dhe Komisionerin e Lartë të MB, Stephen Lillie.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e presidentit u tha se me Ambasadorin Sharma dhe Komisionerin e Lartë Lillie, Presidenti Tatar u takua në zyrën e tij.

Takimi u zhvillua në një mjedis konstruktiv brenda kornizës së përpjekjeve të vazhdueshme për të parë nëse ekziston një pikë e përbashkët pas konferencës joformale e Qipros, që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës në formatin 5+OKB (Kombet e Bashkuara, palët e Qipros dhe vendet garantuese, Turqia, Greqia, Anglia). Në këtë takim lideri turk i Qipros, Ersin Tatar u shpreh se këmbëngulja në terrenin e vjetër, që ka vazhduar për më shumë se gjysmë shekulli pa sjellë zgjidhje dhe që së fundmi u shemb në Crans Montana, do t'i shërbente veçse vazhdimit të status quo-së, vijon deklarata.

"Presidenti Tatar u përsëriti edhe një herë bashkëbiseduesve të tij se çelësi për një zgjidhje të qëndrueshme në Qipro është njohja e sovranitetit të barabartë të palëve dhe statusi i tyre i barabartë ndërkombëtar, dhe përvetësimi i kësaj nga palët. Ai ua përsëriti edhe një herë bashkëbiseduesve se një pajtim i qëndrueshëm i bazuar në barazi nuk mund të jetë i mundur në çekuilibrin e krijuar nga situata aktuale", përfundon deklarata.

 


Lajme të ngjashme