Somali - Forcat amerikane bombardojnë Al-Shabab

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmori një sulm ajror ndaj Al-Shabab në Somali.

1678229
Somali - Forcat amerikane bombardojnë Al-Shabab

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmori një sulm ajror ndaj Al-Shabab në Somali.

Zëdhënësja e Pentagonit, Cindi King njoftoi se sulmi ajror u krye kundër grupeve të milicisë Al-Shabaab në rajonin Galkayo, rreth 700 kilometra në verilindje të Mogadishos.

"Për shkak të angazhimit që vazhdon ndërmjet al-Shabaab dhe forcave somaleze, vlerësimi i dëmit të sulmit është në pritje, por vlerësimi fillestar i komandës është se asnjë civil nuk u plagos ose u vra si pasojë e këtij sulmi" thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se Komanda e Forcave Amerikane në Afrikë (AFRICOM) e realizoi sulmin në koordinim me qeverinë somaleze.



Lajme të ngjashme