Franca vë kusht kartën e vaksinimit për muzetë dhe kinematë

Në Francë, ku numri i rasteve ne koronavirus (Kovid-19) të përditshme tejkaloi mbi 18 mijë, Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran njoftoi një vendim të ri për t'u zbatuar në të gjithë vendin.

1678292

Nga e mërkura, për të hyrë në muze dhe kinema do të duhet karta e vaksinimit, rezultat negativ i ndaj koronavirusit ose një dokument që tregon se persona në fjalë ka kaluar rishtazi koronavirusin.  

Javën e shkuar rastet me koronavirusi në Francë ishin nën 7 mijë.

Si pasojë e përhapjes së variantit delta në të gjithë vendin, u vërejt një rritje deri në 150 përqind e rasteve me infektim.

Ndërkaq në ditët e mëparshme, pas masave të reja të marra nga Presidenti Emmanuel Macron, në kryeqytetin Paris pati protesta, dhe dy qendra vaksinimi u sulmuan nga demonstruesit.

Lajme të ngjashme